“Unë nuk jam për kontroll”, zbardhet dinamika e ekzekutimit të Saimir Hoxhës

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në Lezhë, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha i cili u qëllua me dy plumba në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Në emisionin “Open” në Top Channel, ishte e ftuar dhe gazetarja Anila Hoxha e cila ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme. Ajo ka treguar me imtësi të gjithë momentin kur ndodhi ngjarja që nga momenti i takimit të efektivit të policisë më 21-vjeçarin e deri tek përplasja me armë.

“Armando Marku dhe Kristian Sheri. Këta nuk kanë njoftuar autoritetet që shoku i tyre mbante armë pa leje. Pas disa manovrave, oficerët i bëjnë me shenjë automjetit të ndalojë. Automjeti ishte rreth 500 m larg parcelës. Leonard Talushi, shefi i Krimeve, ndalon drejtuesin automjetit, Armando Mangi, dhe kërkohet kontrolli i pasagjerit. Ndërsa pasagjeri i tretë nuk zbret nga automjeti. Saimir Hoxha shkon drejt pasagjerit të tretë i cili nuk e përfill policinë dhe i thotë do zbresësh nga automjeti. Fjalia e tij ishte vetëm një “Unë nuk jam për kontroll” dhe nxjerr armën dhe qëllon policin. Këta tre të rinj ishin apo jo përgjegjes qjë, ata thonë se kemi udhëtuar drejt zonës për të pirë një cigare kanabis. Nuk kanë arritur ende ne konkluzion nëse parcela i përkiste atyre. E kaluara aspak e mirë e Aldi Ramës, e bën dyshuese. Autori duhet të ishte në arrest shtëpie. Dyshohet të jenë 25 dhe 26 vjeç. Ka disa pikëpyetje, nga SHÇBA”, tha gazetarja Anila Hoxha.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement