Trafikanti vret efektivin, Hajdarmataj: Policia nuk respekton procedurat e nuk ka transparencë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Lezhë, teksa 21-vjeçari Aldi Rama ka vrarë efektivin Saimir Hoxha, teksa ky i fundit po bënte kontrollin e territorit, për mbjellje me drogë.

I ftuar në Syri Tv, ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, ka folur për ndodhinë.

 

Hajdarmataj thekson se policia shpesh herë në operacione nuk respekton procedurat, duke shtuar se po ashtu nuk ka transparencë.

“Duhet thënë se duhet të themi ngushëllime për familjarët e policit. Policia sot ka të gjitha mundësitë që të priret nga inteligjenca. Forcat e policisë duhet që të ketë informacion dhe ta përpunojnë atë. Policia nuk respekton procedurat e s’ka transparencë.

Policia duhet që të thotë para qytetarëve se pse gjendej ai efektiv në atë vend. Ngjarja do ishte më e rëndë nëse ka pasur telefonatë në sallën operative. Policët aty kanë qenë pa stema dalluese. Ne nuk dimë nëse janë marrë të gjitha masat që duhen. Kemi mësuar që dalin e bëjnë shou”, deklaroi Hajdarmataj.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement