Qëlloi veten me plumb në kokë, niset me urgjencë drejt Tiranës autori i vrasjes së oficerit të Krimeve

Është nisur drejt Tiranës 21-vjeçari Aldi Rama, që vrau me dy plumba në zemër oficerin e Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha.

I riu ekzekutoi policin gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë, ndërsa qëlloi veten me plumb në kokë pas disa orësh ndjekjeje nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA.

I rrethuar nga RENEA e FNSH, në aksion nga ajri dhe toka, 21-vjeçari Rama u vetëplagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ndërsa pas marrjes së ndihmës së shpejtë, ai është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement