Merrnin kredi me kartat e ID-së së të sëmurëve! Këto janë infermierja dhe shitësja e elektroshtëpiakeve

Elisabeta Bardhollari , 39 vjeçe, e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë u vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe, e cila merrte kredi për elektroshtëpiake dhe furnizonte dyqanin e saj.

Kjo ishte skema e shëmtuar e infermieres dhe shitëses nga Tirana , që janë arrestuar së fundmi nga policia.

Gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë është edhe A.H., i cili transportonte pajisjet elektroshtëpiake që bliheshin nga 32-vjeçarja dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Infermierja e arrestuar ka qenë edhe më parë e proceduar për të njëjtën skemë mashtrimi, por në gjendje të lirë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement