“Kur bën dhe ti si e ndershme”, Kejvina Kthella i kthehet ndjekësit që e ofendoi: Vetëm përdhunuesit…

Në vitin 2019 të gjithë u tronditën nga lajmi i abuzimit të 17-vjeçares nga Fushë-Kruja. Ajo ishte rrëmbyer, droguar dhe përdhunuar nga 7 persona me radhë. Policia arriti që t’i arrestonte ata, por dy prej tyre dolën nga burgu.

E fatkeqësisht historia u përsërit sërish për të renë. Njëri person i dalë nga burgu së bashku me një tjetër, e kanë rrëmbyer vajzën dhe e kanë përdhunuar për 6 orë. Këtë e zbuloi vetë e reja në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”.

Ajo tregoi se ata e kishin kërcënuar, por ka arritur që të shpëtojë prej tyre dhe tani ndodhet jashtë Shqipërisë. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar mjaft personazhe të njohur të ekranit.

Mes tyre është edhe modelja e njohur Kejvina Kthella, e cila përmes një postimi në “Instastory”, shprehet e tronditur nga ky rrëfim i vajzës. Madje habitet në lidhje me Policinë e Shtetit, për të cilën e reja tha se kur ka bërë denoncimin herën e dytë i kanë thënë: “Po shko o goce se ti je me probleme mendore, kur ke kaq shumë shqetësime pse rri në Shqipëri”.

“Kur bën dhe ti si e ndershme”, ish-velina i kthehet

“Jeni plehra të neveritshëm. Ju jeni mbështetësit e parë të këtyre plehrave. E keni mendjen të vidhni jo të bëni punën tuaj! Zoti ju vraftë!”, shkroi e revoltuar Kejvina.

Epo, dikush jo vetëm që nuk e ka kuptuar si qëndron vërtetë problemi, por ka gjetur rastin që të ofendojë rëndë modelen.

“Kur bën dhe ti si e ndershme”, ish-velina i kthehet

”Kur bën dhe ti si e ndershme!”, shkruhet në mesazhin për Kejvinën, i cili nuk mbeti pa rënë në vëmendjen e Kejvinës që zgjodhi ta bënte publik dhe shkruante: “Goca duhet të jeni të ndershme që mos t’ju përdhunojnë sipas këtij birit të nanës vet”.

Më pas, ish-velina ka postuar edhe një foto ku në të shkruhet: “Vetëm përdhunuesit mbrojnë përdhunuesit!”.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement