Kërkimet për vrasësin e policit/ Autori dyshohet se lëviz i armatosur, gazetarët tërhiqen nga zona për shkak të rrezikut

Gazetarët që po mbulojnë ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vainit në Lezhë janë tërhequr nga terreni ku po kryhen kërkimet.

Shkak është bërë rreziku evident nga ndonjë incident i papritur, për shkak se autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha dyshohet se është i armatosur.

Kjo pasi në makinën me të cilën u arratis nuk është gjetur asnjë armë. Ndërkohë policia vijon kërkimet nga ajri dhe toka për kapjen e 21-vjeçarit Aldi Rama.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement