Juventus pa sulmues, Allegri humbet Dybala e Morata, konfirmohen dëmtimet

Juventus humbet Paulo Dybala dhe Alvaro Morta për të paktën disa jave.

Pas dëmtimeve të pësuar në sfidën kundër Sampdoria dy lojtarët i janë nënshtruar ekzaminimeve në qendrën mjekësore të Juves.

Kapiteni argjentinas ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë ndërsa sulmuesi spanjoll një tërheqje muskulore në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.

Lajmi i mirë është se të dy lojtarët do të kthehen në dispozicion të trajnerit Allegri pas pauzës se ekipeve kombëtare, lexohet në njoftimin e klubit torinez.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement