I qeshur krah kryeministrit Rama, dalin fotot e vrasësit të oficerit të Krimeve/ Komenti epik: Edi, Aldi është bërë më i keq se…

Aldi Rama 21-vjeç, është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimit në Lezhë, Saimir Hoxha.

Forca të shtuara të policisë janë duke kërkuar për kapjen e tij, si dhe nga ajri është ndërhyrë me helikopterë.

Por ndërsa tani Aldi u shfaq si autori i një krimi tejet të rëndë, vite më parë ai ka pozuar edhe krah kryeministrit Edi Rama. Vëmendjen e tërheq edhe komenti epik i një të afërmi të tij, i cili thotë se Aldi është bërë shumë më i keq se Rama.

Policia aksion me helikopterë

Policia e Lezhës ndihmuar nga forcat speciale RENEA, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për kapjen e autorit.

Sikurse shihet edhe nga pamjet policia ka ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë për lokalizimin e të riut, i cili në këto momente është një rrezik potencial, pasi është duke qarkulluar i armatosur.

Policia ofron 20 mijë euro shpërblim

Policia e Shtetit ofron 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së Saimir Hoxhës dhe çdo persona që ka informacion mund të kontaktojë në numrin 0694110853, duke iu garantuar anonimati i plotë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement