Gjendja dhe studimi i Arbërishtes si gjuhë e rrezikuar, Kastrati: Kuvend studimesh, pse mungojnë Mandala e Altimari

Në listat e Unescos është edhe arbërishtja. 600 vjet histori të arbëreshëve, të cilët janë konsideruar  si shembull unik në gjithë historinë e trashëgimisë botërore, për shkak të mbijetesës së tyre etnike, kulturore e gjuhësore do të shqyrtohen në universin studimor të rreth dy shekujve.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët ka organizuar Kuvendin e Studimeve Arbëreshe. Në dy ditë, 40 studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Italia, do të flasin për “Gjendjen e Studimeve për arbëreshët”.

“Ky aktivitet i cili mbahet në Muzeun Historik Kombëtar mëton të nxjerrë në pah arritjet e deritanishme në fusha të ndryshme të studimeve mbi universin arbëresh si në studimet gjuhësore, studimet letrare, etnografike, antropologjike etj”, tha Diana Kastrati.

Mbi mungesën në Kuvend të figurave si Françesko Altimari e Mateo Mandala, Kastrati tha; “Të dy janë profesorë të nderuar që jo vetëm kanë qenë të ftuar por që nga fillimet e qendrës, që ditën kur unë kam marrë detyrën, ne i kemi bërë kërkesën për të qenë pjesë e këshillit koordinues. Nuk e kanë pranuar, e kanë refuzuar. Në një muaj i kam dërguar një e-mail për pjesëmarrjen në aktivitet, për pjesëmarrjen në botime, për të na dhënë të drejtën e autorit në një nga librat që do të botonim, ka pasur një refuzim të prerë nga ana e tyre. Ata janë të mirëpritur gjithmonë ne qendra në mënyrë absolute.”.

Një theks të veçantë në Kuvend ka fjala e Eda Derhemit, për një kulturë në rrezik.

“Disa fshatarë arbëresh e kanë humbur gjuhën me kohë, disa janë duke e humbur, disa përpiqen më shumë e disa më pak. Varet nga situatat në secilin fshat. Arbëreshët e Zarës, Arvanitasit dhe Arbëreshët e Italisë janë në nivele të ndryshme të të njëjtit problem. Është problem i madh për komunitetet vetë sepse kush do të humbë identitetin e vet. ”, pohoi Derhemi.

Një arbëresh i emigruar në SHBA, që erdhi si publik në konferencën shkencore, rrëfeu udhëtimin e familjes së tij. “Familja ime ka rrënjë nga familja Muzaka dhe familja Matranga. 100 vjet më parë kemi emigruar nga Pianao dei Albanesi në SHBA. Për fat të keq nuk ruajmë gjuhën por ruajmë një pjesë të mirë të riteve arbëreshe. (efekt) Gjaku ime shqip, gjuha jo…”, -tha Muzakai

Kuvendi sjell trajtimet e emrave eminentë në fushën e studimeve mbi shqiptarët e emigruar si Luçia Nadin, Italoi Saro, Piero Scutari, Antonio Bellusci, etj.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement