FOTO/ Ky është personi që dyshohet se vrau efektivin e policisë në Lezhë

Ky që shihni në këtë foto të siguruar nga Maska.al është personi që dyshohet se vrau në krye të detyrës efektivin e policisë së Lezhës, Saimir Hoxha.

Ai është Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Me të qëlluar ndaj efektivit të policisë, ai është larguar me automjet nga vendngjarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë, ku 44 -vjecari po kontrollonte zonën për kanabis, së bashku me disa kolegë të tij.

Dyshohet se Aldo Rama ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër.

Lezhë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement