Ervin Bushati nuk fitoi zgjedhjet e 25 prillit , emërohet në krye të Postës shqiptare

Ervin Bushati, i cili nuk arriti të fitojë një vend në parlament në zgjedhjet e 25 prillit, është emëruar drejtor i Postës Shqiptare.

Prezantimi i tij në krye të Postës shqiptare do të bëhet ditën e nesërme. Bushati zëvendëson në këtë institucion Laert Durajn, i cili u zgjodh deputet në qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit.

Ervin Bushati ndonëse renditej i treti në listën e Tiranës për një vend në Parlament, por thyerja e herësit nga Fatmir Xhafaj e la jashtë.

Ervin Bushati mundi të marrë në zgjedhjet e 25 prillit vetëm 2837 vota, duke mos siguruar mandatin e deputetit në parlamentin e ardhshëm. Rikujtojmë se Bushati ka qenë deputet në dy legjislatura, nga viti 2013 deri në vitin 2021.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement