Ekspozita “Nana” punime të vyera

Tema e Amësisë ka prezantuar ndjenjën e dashurisë së thellë, lidhjen e pazgjidhshme dhe hyjnore që lidh nënën me fëmijën, duke mbetur një nga temat më të bukura dhe më tërheqëse në historinë e Artit.

Zaim Elezi prezanton në ekspozitën “NANA” një grup punimesh, që fillojnë nga vitet ’80të e deri më sot.

I gjithë korpusi i këtyre veprave nuk është ekspozuar asnjëherë. Ai i ka pikturuar ato për kënaqësinë e tij. Piktori e vizaton atë në mënyrën e tij, e në shumicën e rasteve pa praninë e modelit. Ne e ndjekim personazhin tonë që nga mosha e pjekurisë, kur Zaya ishte student, e deri më sot.

Nën kurimin e Sadik Sapahisë, kjo ekspozitë në galerinë Fab, ka gjetur menjëherë reagimin e publikut. Sepse ajo flet për dashurinë dhe afrinë njerëzor në një kohë të vështirë pandemie.

Kjo ekspozitë është rrëfimi i tij mbi historinë më të bukur që ka përcjellë njerëzimi. Një histori që flet shumë më tepër se historia e dy njerëzve.

Gjatë intervistë për “Fax Neës”, Zaim Elezi tha se të gjitha portretet ndodhet nëna e tij e cila e ka të pamundur të vizitojë ekspozitën për shkak të moshës së madhe.

Pse pikërisht “Nana” në gegërisht? “Nana ka dy zanore, ka zë më shumë, dritë më shumë. Nana është më e bukur. Çdo qenie njerëzore është e lidhur me nënën por ajo që është më e rëndësishme qenia duhet të ketë një lloj ndërgjegjësimi. Unë kam pas luksin te përpiqem në heshtje që me këto punë të komunikoj përveç gjuhës së përditshme me nënën por edhe me artin tim. Në të gjitha tablotë, është nëna ime.

“Nëna e di që është hapur kjo ekspozitë, por ajo është 86 vjec dhe për shkak të situatës shëndetësore dhe pandemisë ajo nuk ka mundësi ta vizitojë. Jam i detyruar që unë ti bëj foto dhe video që t’ia tregoj nga telefoni”, tha Zaim Elezi.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement