Deputetët e PD gjejnë sallën bosh, Kodheli drejton komisionin online nga zyrë tjetër, Alizoti: Rama ka frikë nga përballja

Deputetët e PD si në çdo komision tjetër kanë shkuar fizikisht për të ndjekur edhe atë të Politikës së Jashtme, por teksa kanë hyrë në Kryesinë e Kuvendit, deputetët kanë gjetur sallën bosh.

Sipas PD, Kodheli po e drejton komisionin nga zyra e saj dhe po i fshihet opozitës.

Në një deklaratë për mediat, Tomor Alizoti deklaroi se Rama ka frikë nga përballja teksa në Shqipëri nuk ka më jetë parlamentare.

DEKLARATA NGA TOMOR ALIZOTI

 

Është absurde që Komisioni i Jashtëm, në pikën më të rëndësishme të Kombit shqiptar, ku tanket serbe janë në kufi, ku sot është edhe vizita e Vonderlajnit, në situatën kritike të politikës së jashtme, Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme mblidhet online, pra, mblidhet nëpërmjet telefonave, mblidhet nëpërmjet selfie-t. Kur e gjithë Shqipëria është e hapur, kur kafet janë plotë, kur koncertet nga bota sllave vijnë dhe këndojnë në Shqipëri, me mijëra njerëz të cilët konsumojnë edhe alkool, Shqipëria sot dhe kombi shqiptar që ka një sfidë të madhe, ku ka lënë Kosovën vetëm, ku diskutohet vetëm Open Balkan, për influencat e Serbisë, kur influencat ruse janë afër Ballkanit, komisioni i Jashtëm është online. Është me telefona. Ne ishim fizikisht dhe nuk patëm mundësi të komunikomnim me njëri-tjetrin, të komunikonim me kolegët tanë, të kuptonim mbi sfidat e politikës së jashtme, mbi sfidat e këtij vendi, është absurde, është e turpshme që kjo Republikë Parlamentare, s’ka asnjë tipar parlamentar. Ky shtet është kthyer në një teatër kukullash. Është keq për vendin,ndjehem shumë i shqëtësuar bashkë me kolegët e mi që nuk kemi mundësi të mbrojmë interesat e vendit  tonë, interesat e Shqipërisë, interesat e opozitës. Por fakti që kryeministri, “ikona e modës shqiptare”, ka frikë nga përballja, është e tmerrshme për këtë vend. Ndjehem shumë i trishtuar që ne nuk kemi jetë parlamentare.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement