“Serbia po e bën mizën buall”! Rama mesazh Vuçiçit nga Kosova

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun e tij kosovar, Albin Kurti e bëri të qartë se Shqipëria është krah Kosovës, në konfliktin e fundit me Serbinë, pas vendosjes së reprocitetit të targave.

“Manovra serbe nxisin nacionalizmin vandal ndaj institucioneve publike. Manovrat në kufi nuk mbrojnë serbët e Kosovës. Aplimi i reciproritetit të targave është një marrëveshje e arritur me kohë. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, i drejtë dhe i pandryshuar. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë. Serbia po e bën mizën buall. Kosova thjesht po kërkon zbatimin e një marrëveshjeje.

Ne kërkojmë që problemi të zgjidhët me dialog, jo me demonstrimin e forcave ushtarake”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement