Flet motra e Sindit të Për’puthen: Na quajtën familje psiqikësh, ja ç’më tha Ardit Gjebrea

Keisa Loc, motra e ish konkurentes së Për’Puthen Sindit, u shndërrua në personazhin më te komentuar në rrjet pas një performance tek “E diela shqiptare”, rubrika “Mam po ti”, me këngën e Cardi B.

Keisa Loci është rrëfyer për herë te parë ekskluzivisht në programin “Expuls” nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Keisi rrëfeu se mbi të gjitha ka një formim muzikor, është diplomuar për piano ne Bukuresht dhe dalja e saj tek “Mam po ti” duke kënduar rap i habiti të gjithë, tha ajo.

Sa i takon komenteve online, Keisa tha se e gjitha erdhi pasi zbuluan që ishte motra e Sindit.

“Na quajtën familje psiqikësh, ky ishte momenti më prekës”- u shpreh Keisa duke treguar se e kanë prekur me komente tek familja.
Ajo këndoi edhe freestyle në program dhe tha se nuk ndalet, ky është veç fillimi.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement