Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother VIP’, zbulohet pozicioni i rëndësishëm që i është besuar

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e spektaklit ‘Big Brother VIP’, detaje të reja kanë dalë në dritë pavarësisht se po tentohet që gjithçka të mbahet surprizë.

Sëfundmi është zbuluar se cila do të jetë ajo që do të prezantojë formatin e “Fun Club”. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se ky program i është besuar pikërisht prezantueses Dojna Mema.

Për Dojnën ky është një rikthim në ekran, pas një pauze të gjatë, kohë gjatë së cilës i është përkushtuar angazhimeve private.

“Big Brother Vip” fillon në tetor, ndërsa edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement