Arbana ndan foto nga studioja e “Big Brother VIP”, por vëmendjen më të madhe e mori skaleta!

“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të rikthehet shumë shpejt nën drejtimin e Arbana Osmanit.

E tani që numërimi mbrapsht ka filluar për nisjen e programit, Arbana ka publikuar një foto ku duket në ambientet e tij, ndërsa të gjithë vëmendjen e ka marrë skaleta që ajo mban në duar.

Moderatorja ka qenë shumë e vetëdijshme për këtë gjë pasi krahas fotos, ajo ka shkruar me nota humori “Ne po bëjmë prova, ju Zoom In”, duke i paraprirë kështu veprimit të gjithë ndjekësve.

Por edhe pse mund ta afroni sa më shumë këtë foto, nuk vihet re asnjë detaj konkret, madje dhe banorët identifikohen me numra.

Më herët gazetari, Eraldo Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur ka dhënë disa detaje të reja për kanalin T7 në Kosovë.

“Big Brother Vip do të fillojë në Tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në Top Channel. Do të jetë një kast shumë mirë artistësh dhe pjesmarrësish VIP…Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do ketë shumë arsye për tu ndjekur Big Brother. E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik. Shtëpia është spektakolare, te gjithë do ta pëlqejnë shumë.”,- u shpreh Eraldo.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement