Policia e kërkon, vëllai i Fabio Dushkut: Kozakut i futëm ca shpulla! Ja pse e rrahem

Pas deklaratave të Kozak Braçit, i cili e tregoi rrëmbimin e tij me detaje duke thënë se u mor peng nga 20 persona, ka reaguar së fundmi vëllai i Fabio Dushkut, Danieli. I riu i cili tashmë është shpallur në kërkim për pengmarrjen e Braçit, i hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe thënë se kanë qenë vetëm katër persona. Danieli rrëfen se e kanë marrë me forcë në makinë dhe e kanë goditur, mirëpo më pas e kanë lënë të lirë, pasi Kozaku iu premtoi se do kërkonte falje publikisht për sharjet që kishte bërë ndaj Fabio Dushkut.

‘Përshëndetje, kam pa ca video ca lajme që thotë se kanë ardhur 20 vetë me 4 makina. Nuk është e vërtetë, thjesht kemi ardhur 4 veta. E kemi fut në makinë dhe i kemi fut 4 shpulla. Dhe kështu, për arsye se na kishte shajt nga familja, çdo kush mund ta bënte një gjë të tillë, kishte një javë që shante nga familja. Kur të kishim në makinë ti po qaje, më the më lini të ik se do i kërkoj falje publikisht Fabios. Ti nuk paske as be as fe, je rob pa besë. Dhe sa për takim ti di ku të flasësh, është shumë e lehtë të më gjesh, di ku të më marrësh në telefon. Boll gënjeve, boll i rrejte kalamajt‘- thotë në video Daniel Dushku.

Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” u rrëmbye më 23 shtator nga katër të rinj. IDaniel Dushku, vëllai i Fabian Dushkut, i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, e mori peng për disa orë me tre persona të tjerë. Ata e dhunuan dhe e poshtëruan duke e filmuar dhe duke ia shpërndarë videot në rrjetet sociale. Daniel Dushku është personi, i cili është shpallur në kërkim nga policia e shtetit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement