Kur po mendon të bëhet nënë Nevina Shtylla?

Moderatorja shumë e dashur e ekranit, Nevina Shtylla, u rikthye në televizion me një projekt të ri për të cilin po punon plot dashuri.

Rubrika e saj në “E diell” titullohet “Shoku ynë Tili” dhe e ftuar në “Goca dhe Gra”, ka treguar edhe se çfarë kritikash i ka bërë i dashuri teksa e sheh në ekran. Ndonëse u përpoq ta anshakalonte pyetjen, moderatorja tregoi:

“Më thotë që duhet të jem më e afërt me fëmijët”, ndërsa për familjen tha se tregohen më të rezervuar.

E pyetur nëse ka nisur të mendojë për t’u bërë nënë së shpejti, duke qenë se prej vitesh është në një marrëdhënie, Nevina tha:

“Jo, për momentin jo”, duke shtuar se tani ka Rokon, qenushin e saj fiks si djalë, të paktën sa i përket përkujdesjes dhe vëmendjes kushtuar atij.

“Për një fëmijë ndoshta do të mbetet për pak më vonë”, tha ajo.

Megjithatë Nevina shtoi se nuk është mirë të bëhen llogari në jetë, ndaj ajo nuk ka asnjë plan lidhur e një fëmijë.
Më herët, në një bisedë virtuale, ajo ka folur për ndjesitë që ka pasur në momentin e parë që ka dalë para kamerave.

Ajo ka treguar se ka qenë vetëm 15-vjeç dhe ka pasur emocione shumë të forta.

“Shumë emocione. Rrahje të forta zemre. Dhe sigurisht që ajo çfarë thashë ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja. Kam qenë 15 vjeç dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të kontrollueshme tani, ka ende vend për përmirësim”, ka treguar Nevina Shtylla.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement