“Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë!”/ Haradinaj zbulon pse nuk ishte në takim me Kurtin

Kreu i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zbuluar arsyen pse mungoi në takimin me Kurtin për situatën në veri, takim në të cilin ishin krerët e PDK dhe LDK.

Më anë të një postimi në facebook, ai shprehet se “i jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty! Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri”.

Haradinaj thotë se qëndrimi i tij për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen Kryeministri në takim apo jo!

“Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë. Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë”.

Nga ana tjetër Haradinaj thekson se koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement