Kërkonte të ndahej nga ai/ Plagosi ish të dashurën, flet i riu: Doja vetëm ta trembja

Fadil Likaj, 30-vjeçari nga Shkodra i arrestuar një ditë më parë, pasi plagosi ish të dashurën e tij në Vlorë ka dhënë dëshminë para policisë. Ai është shprehur se ka pasur për qëllim vetëm ta trembë atë dhe jo ta qëllonte me armë.

“Tentova ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja”, është shprehur ai në gjendje mjaft të rënduar.

E reja 20-vjeçare nga Berati kishte vendosur të ndahej nga Likaj, por ky i fundit nuk e ka pranuar këtë fakt. Mësohet se Likaj e ka tërhequr ish të dashurën zvarrë për disa metra dhe më pas i ka drejtuar pistoletën duke e qëlluar me plumb afër kokës.

Në çantë ka pasur dy granata, njërën e hodhi në lokal, por fatmirësisht nuk shpërtheu pasi kishte siguresën. Likaj akuzohet për vrasje të mbetur në tentative, si dhe posedim të armëve dhe municioneve luftarake pa leje.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement