“S’ka drejtesi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor”, Basha: Reformë zgjedhore sipas modelit europian

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë mesazhet e tij për demokratët në mbledhjen e Grupit Parlamentar, që vijon prej orës 11:00, në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij ai ka bërë me dije ngritjen e grupit të punës në PD për të hartuar draftin ligjor për të adresuar problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votave.

“Së shpejti do të ngrihet grupi i punës në PD për të hartuar draftin ligjor. Duhet të bëjmë gati mekanizmat që të adresojmë problemet e abuzimit me zgjedhjet dhe shitblerjen e votës, si dhe reformë zgjedhore dhe instrumente zbatimi që mundësojnë rregulla të barabarta zgjedhore për të gjitha subjektet duke u bazuar në praktikat e mira europiane. S’mund të pretendohet për drejtesi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndarë politikën nga krimi me iniciativa ligjore e qytetare dhe denoncuar aferat e përditshme korruptive të qeverisë më të korruptuar të Europës e ndër më të korruptuarat në botë. Nisni konsultimet me qytetarët në zonat tuaja për reformën teritoriale”, mësohet të ketë thënë kryedemokrati Basha në mbledhje.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement