PD mbledh Grupin Parlamentar, pritet vendimi për Komisionet Parlamentare, në fokus dhe Reforma Territoriale

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të shtunë Grupin e saj Parlamentar. Grupi i PD është mbledhur pak më parë, ndërsa nuk dihet sa do të zgjasin diskutimet në selinë blu.

Në mbledhje do të diskutohet mbi vendimin që do të marrin demokratët për pjesëmarrjen në Komisionet Parlamentare.

Grupi Parlamentar i PD-së do të marrë sot vendimin në lidhje me qasjen që do të ketë ndaj Komisioneve Parlamentare. Sipas burimeve nga selia blu, një tjetër temë që pritet të diskutohet në mbledhje dhe të ketë prioritet është edhe Reforma Territoriale.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement