Kozaku tha se nuk e shpëtoi Stresi, reperi reagon menjëherë: Mos e përmendi emrin tim, kur të jem në Tiranë…

Pasi reperi i njohur, Stresi, deklaroi se kishte qenë ai që kishte shpëtuar Kozakun nga personat që e rrëmbyen dy ditë më parë, ka reaguar edhe vetë “mbreti i Instagram”-it.

Kozaku e ka hedhur poshtë pretendimin e Stresit dhe ka shtuar se ata e kishin sharë reperin. Ai gjithashtu i bëri thirrje Stresit që të mos merrte lëvdata kot.

E sigurisht që reperi nuk mund të rrinte pa reaguar pas kësaj deklarate. Gjatë një video live në “Instagram”, Stresi shprehet se pasi ka folur me një të afërm të Kozakout, ka kontaktuar personat në fjalë që të mos lejonte që situata të degradojë më tej.

“Kam hy live dhe kam parë situatën, jemi habitur normalisht. Po flas me fakte ee, se Kozaku nuk i di këto se ka qenë në situatë tjetër. Kam folur me kushëririn e Kozakut, kam marrë direkt në telefon njerëzit dhe jam lutur me thënë të drejtën. Duhet me e ndalur këtë muhabet sonte. Iu bëj thirrje dhe Kozit dhe çunave ndaluni aty, ta mbyllim këtë muhabet për hatër të të gjithëve. Nuk dua që emri im të përmendet më nga sonte e prapa. Nuk dua më të përmendet emri im. Ju lutem shumë kam punë të tjera. Unë kur të jem në Tiranë më keni aty, edhe mund të vini të sqaroheni me mua të gjithë. Kështu që, ju lutem shumë mos përmendi emra, mos u bëni llafazanë”, dëgjohet të thotë Stresi.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement