Kozak rikthehet në rrjetet sociale dhe nxjerr zbuluar Stresin: S’më ka shpëtuar ai, njerëzit e Fabios e kanë sharë

Prej pasdites së djeshme, në media po bën xhiro sherri mes mes “mbretit” të Instagramit, Kozak Braçi me një tjetër personazh të njohur, si Fabio Dushku.

Gjithçka ndodhi pas sharjeve dhe fyerjeve për disa javë me radhë mes të dy personazheve në TikTok. Para dy javësh, Kozakut i hodhën një lëndë plasëse në shkallët e pallatit ku jetonte, ndërsa ai pretendoi se këtë e kishin bërë njerëzit e Fabio Dushkut. Ky i fundit nuk e pranoi asnjëherë akuzën.

Pas kësaj, Kozak sfidoi Dushkun në TikTok duke thënë se sduhej të fshihej duke hedhur shashka natën, por të përballej me të fizikisht. Nisur edhe nga pretendimet e familjarëve, duket se Fabio Dushku ka pranuar sfidën e Kozakut duke bërë që ai sot të detyrohet të flasë fjalë banale ndaj vetes pikërisht tek llogaria e tij në TikTok.

Stresi ka deklaruar se ai ka qenë ndërmjetësi për lirimin e Kozak, ku i kanë kërkuar djemve që ta lëshojnë. Në një reagim për këtë ngjarje Stresi është shprehur se i njeh të dyja palët duke e konsideruar Fabio Dushkun vëlla.

Por Kozak ka dalë sërish live ditën e sotme, ku shprehte se vëllai i Fabios dhe shokët e tij ditën e djeshme e kanë sharë Stresin. Ai nxjerr zbuluar reperin me deklaratën që ka bërë.

Kozaku tregon se kur e kanë zbritur nga makina e kanë pyetur se kush e ka futur atë që të shajë dhe i përmendën Stresin, por ai nuk ka preferuar t’i përgjigjej duke i thënë se nuk do të bëhet spiun.

 “Ata kanë sharë dhe Stresin, kanë menduar se më ka futur Stresi për t’i sharë. Stresi nuk ka lidhje fare me këtë muhabet. Tërë Shqipëria ta marrë vesh, ata këtë gjë kanë bërë dhe mua nuk më ka shpëtuar asnjë. Vetë vetja ime më ka shpëtuar, njerëzit e mi që kam mund të më kenë shpëtuar mua, askush tjetër. Mos dalë asnjë që të marrë lëvdata, jo o vëlla s’më ke shpëtuar ti, ty të kanë sharë ata. E them këtu publikisht që të kanë sharë. Nuk ju gënjen Kozaku pasha familjen”, ka qenë rrëfimi i Kozakut.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement