Fatma reagon pas komentit të Arjan Konomit që u bë viral në rrjet

Teksa “Goca dhe Gra” lançoi puntatën e parë në Top Channel dhe Tea u prezantua si moderatore, nuk mungoj komenti i opinionistit të Per’puthen Arjan Konomi, i cili i kërkonte asaj mos binte në nivelet e paaftësisë.
Frazë kjo që në rrjet u komentua si një kunjë për Fatmën, duke pasur parasysh që pas pjesëmarrjes në Përputhen pati debate virtuale mes tyre.
Puntatën e sotme në “Goca dhe Gra” Olesia, Tea, Krista dhe Fatma kanë diskutuar për gjuhën e urrejtjes në rrjet, ku sigurisht nuk mund të lihej pa u diskutuar edhe komenti i Arjanit.
Tea ka thënë se Arjani s’ka patur probleme me vajzat e tjera por duket se e ka me Fatmën.
Padashur që ti drejtohet veçanërisht, Fatma ka dhënë një mesazh për ndjekësit.
“Sa do të frustruar, të bullizuar që të jeni duhet të plotësoni veten tuaj që të mos cenoheni nga të tjerët. Nëse jeni të plotësuar, askush nuk ju cenon”.
Se çfarë ka dashur të thotë Fatma me këtë, ajo e di por u duk hapur që ishte një tjetër kunjë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement