Dënimi i Llallës/ Rama reagon për herë të parë nga New York: Po bëjmë luftë të hapur ndaj korrupsionit, janë dënuar njerëz me pushtet

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”.

Gjatë fjalës duke iu përmendur edhe arrestimi i ish-kryeprokurorit Adrik Llalla, Rama tha se po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit dhe arrestimi i tij është një fakt.

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, fakti që ka njerëz me pushtet që kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar flet vetë.. Po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit, për shtetin e të drejtës, dhe ndaj trafikut të drogës dhe kemi bërë përparime të dukshme në këtë drejtim”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement