Dashuria për pak i mori jetën, detaje nga plagosja e studentes

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë, ku një studente 20 vjeçare është plagosur me armë zjarri në lokal nga i dashuri i saj, një 30 vjeçar nga Shkodra.

Ngjarja mund të kthehej në një tragjedi pasi i riu hodhi dhe një granatë në lokal, por që nuk shpërtheu, teksa një tjetër granate iu gjet në çantë. Policia prangos autorin.

Kostandina Zanaj ka qenë në lokal me shtetasin Fadil Nikaj, 30 vjeç nga Shkodra, me të cilin ishte në një lidhje dashurie ku janë përfshirë në një debat verbal që ka degraduar në përdorimin e dhunës fizike në dëm të studentes nga Berati.

30 -vjeçari e ka nxjerre me dhunë jashtë lokalit më pas ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të saj duke e lënë të plagosur.
Më pas ai ka nxjerrë nga çanta një granatë që e ka hedhur në lokal, por që nuk ka shpërthyer pasi ngjarja mund të kthehej në një tragjedi të rëndë.
Personat që ndodheshin në lokal kanë ndërhyrë për të neutralizuar 30 vjeçarin, ndërkohë që Policia ka ndërhyrë dhe ka bërë arrestimin e tij vetëm pak minuta pas ngjarjes.
Në çantën e dorës të riut nga Shkodra iu gjet edhe një tjetër granatë, ndërsa nuk dihet nëse ai kishte bashkëpunëtorë të tjerë.
20-vjeçarja nga Berati është dërguar në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërriti edhe Drejtori i Policisë së Vlorës Bledar Çeliku i cili dha detaje lidhur me plagosjen.
Policia e Vlorës po heton për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë që tronditi qytetin bregdetar mesditën e kësaj të shtune.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement