Berisha: Shkuam nga humbja në humbje prej Bashës

Në ‘Foltoren’ që po zhvillohet në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha se e ka çuar PD-në nga humbja në humbje.

Sipas tij, opozita ka humbur jo se anëtarët e PD-së nuk kanë derdhur djersë, por qëndrimet e kryetarit e kanë çuar në këtë situatë.

 

“Ne si opozitë kaluam nga humbja në humbje, disfata në disfatë, nga dështimi në dështim.

Kjo është e vërtetë. Jo se ju nuk derdhët djersë, nuk qëndruar, por sepse drejtimi i PD-së u mbajt nga një njeri i cili pas 8 vitesh nuk arriti dot nuk mori dot as votat e vitit 2013. Në vitin 2021 jemi 12 % më pak në vota se në vitin 2013, kjo është e vërteta.

Sali Berisha ka përgjegjësinë e tij të padiskutueshme. Në vitin 2017 i kërkova Bashës të japë dorëheqjen. Në çdo dalje televizive kam thënë se standardi i humbjes është dhënia e dorëheqjes. Unë nuk ndërmora atë që prisni ju, dialogun me ju për largimin e tij.

Unë i kisha thënë atij se je lider i thyer, me aktet që ke kryer në zgjedhjet e 2017, ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, por je i thyer. Nuk u dilet në pritë bashkëpunëtoreve, se je i pakënaqur me ty. Atyre u thuhet, por ajo nuk bëhet.
Në këtë sallë ku jemi sot kam kujtime të shumta, kemi mësuar abc e demokracisë. Këtu kishim Afrim Jupin, i cili me një grup intelektualësh drejtonte me përkushtim të madh këtë degë’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e Vlorës

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement