Vaksinimi me detyrim/ Studentët e pavaksinuar, test negativ ose mësim online

Thirrjet për certifikatat e vaksinimit për mësuesit, pedagogët dhe studentët duket se po intensifikohen nga Ministria e Shëndetësisë, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

Përmes një deklarate për shtyp nga qendra shëndetësore nr.4 në Tiranë, ministrja Manastirliu u bëri apel arsimtarëve, studentëve dhe pedagogëve që të nxitojnë për të kryer vaksinën.

Sipas ministres, nga e hëna do të dalë udhëzimi për verifikimin e certifikatave të vaksinimit nga institucionet shkollore, ndërsa shtoi se studentët e pavaksinuar duhet të paraqesin test negativ çdo javë, në të kundërt do ta zhvillojnë mësimin sërish online.

“Duke filluar edhe nga dita e hënë, ne do të lëshojmë udhëzimin që do të ndiqet për të verifikuar ata që kanë kryer vaksinimin, duke filluar nga arsimtarët. Urdhri përmban të gjithë vendimet që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përcakton që vetë institucionet shkollore, do të duhet që të kontrollojnë nëpërmjet mekanizmave që do të ngrenë, të gjithë certifikatat e vaksinimit për personelin që do të jetë në shkolla dhe gjithashtu duke filluar nga data 11 tetor edhe për studentët. Alternativa e mungesës së certifikatës së vaksinimit do të jetë testi i përjavshëm ose mësimi alternativ për studentët e pavaksinuar”, tha ministrja.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement