Të shtëna në Lushnje! Plagoset me armë 65-vjeçari jashtë banesës

Një 65-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Ngurrëz të Vogël të Lushnjes. Faik Veliu u qëllua në territorin jashtë banesës së tij.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement