Takimi i parë pas përjashtimit të Berishës, ambasadorja e SHBA mbërrin në selinë e PD, e pret Gazment Bardhi

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka mbërritur këtë pasdite në selinë blu, për të zhbvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky është ballafaqimi i parë i znj.Kim me Bashën, pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.

 

Kjo ishte një kërkesë e diplomatit të lartë amerikan Philip Reeker më 30 qershor pas shpalljes non grata të Berishës, por një muaj më pas ambasadorja e SHBA ia kërkoi vetë përjashtimin e Berishës.

 

Vendimin Basha e mori më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri. Tashmë Berisha ka ndërmarrë një nismë kundër vendimit të Bashë duke takuar demokratë në çdo qytet të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement