Stresi shprehej se e ka të familjes Kozakun, e pabesueshme se çfarë thotë pas sherrit me Fabio Dushkun

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, ku familjarë të një të riu të identifikuar si Kozak Braçi njoftuan policinë duke pretenduar për një pengmarrje ndaj tij.

Të afërmit e personazhit të njohur si “Kozaku” në rrjetet sociale thanë që personat që e kishin rrëmbyer janë të afërm të një tjetër personazhi të rrjeteve sociale, Fabio Dushkut.

Në një kohë kur gjakrat janë nxehur, kudo përflitej se Stresi, i cili ka njohje si me grupin e Fabio Dushkut ashtu edhe me Kozakun, mund të përdorte ndikimin e tij “për të shuar” situatën mes dy kampeve që tashmë kanë shkuar shumë larg.

Së fundmi, në një video live Stresi deklaron se Fabion e ka vëlla, në një kohë kur video live në Instagramin e Stresit e futi në sherr Kozakun me të dënuarin që “bënte ligjin” në burgun grek.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement