Shkoi për të vjedhur banesën, por e gjen veten duke rregulluar shtëpinë

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Britani. Një grabitës, i cili hyri në një shtëpi për të vjedhur, në vend që të përmbushte objetkicvin e tij, e gjeti veten duke bërë punët e shtëpisë dhe riparime të ndryshme në banesë.

24-vjeçari Konrad Kuprasz qëndroi gjithë ditën në shtëpi, ndërkohë që pronari i saj ndodhej në pune.

Kur i zoti u kthye e gjeti hajdutin të shtrirë në krevat, të veshur me rrobat e tij, ndërsa përdorte laptopin. Ai kishte ngrënë, ishte larë në dush dhe kishte bërë disa nga punët e shtëpisë.

I tmerruar ai njoftoi policinë, e cila bëri arrestimin e të riut që ishte dënuar dhe më herët për vjedhje.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement