Policia identifikon rrëmbyesit e Kozakut, kush është personi që erdhi nga Greqia për të dhunuar “mbretin”

Policia ka nisur veprimet pas rrëmbimit ditën e djeshme të Kozak Braçit nga katër persona. Burime bëjnë me dije se policia ka identifikuar dy nga katër personat e përfshirë në rrëmbimin e personazhit të njohur në rrjetet sociale si “Kozaku”. Ai u mbajt për disa minuta në makinë duke u kërcënuar.

Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në polici, Kozak Braçi është goditur disa herë me shpulla nga rrëmbyesit dhe kërcënuar me armë. Pas disa minutash ai është lënë i lirë në zonën e Paskuqanit në Tiranë.Në ngjarje janë përfshirë katër persona sipas policisë, ndërsa janë pranë identifikimit edhe të dy të tjerëve. Njëri prej rrëmbyesve sipas uniformave blu është vëllai i Fabio Dushkut, një tjetër personazhi të njohur në rrjetet sociale, i cili ndodhet i burgosur jashtë shtetit për vrasje.

Daniel Dushku, vëllai i Fabio Dushkut erdhi nga Greqia kastile pasi Kozaku i ofendoi në rrjetet sociale.

Të dy të rinjtë u konfliktuan me njeri-tjetrin me fjalë dhe kërcënime në TikTok, por duket se sherri ka shkuar edhe më tej duke arritur në një rrëmbim si ai i ditës së djeshme.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement