Përleshja e Florian Markut me kundërshtarin, reagon Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka reaguar në lidhje me përleshjen e Florian Markut me kundërshtarin gjatë konferencës.

Këngëtarja ka shpërndarë videon e boksierit shqiptar me 10.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke e publikuar në InsatStory dhe duke shkruar në mbishkrimin e saj “Damn” që nga anglishtja përkthehet “Oh dreq”.

Dyshja do të përballen të shtunën mbrëma në stadiumin “Tottenham Hotspur” në Londër.
Megjithatë, nuk ka shkuar gjithçka mirë gjatë kësaj konference, pasi boksieri shqiptar në nervozizëm e sipër është acaruar dhe ka sulmuar kundërshtarin e tij.

Videoja e Markut është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale duke u bërë virale reagimi i tij ndaj kundërshtarit ukrainas.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement