Kim i drejtohet Bashës: Punoni që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira

Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, u ndal në një prononcim për mediat.

Ajo theksoi se sapo ishte kthyer nga SHBA, ku kishte folur me shumë ambasadorë, dhe ku kishte informuar shefat e saj për zhvillimit në Shqipëri.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim tha pas kthimit nga Uashingtoni, ishte shumë e rëndësishme që të shkonte në PD, për të ndarë me kryetarin Basha atë që ka mësuar atje.

“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD.

Si të gjithë e dinë SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim atje kur PD erdhi në pushtet për herë të parë, dhe shpresoj të punojmë bashkë kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon.

E kuptojmë se PD është në tranzicion dhe shpresojmë të dalë më e fortë dhe më e bashkuar për të fituar përsëri zgjedhjet. Shpresojmë të punojmë kur PD të jetë në pushtet sa më shpejtë. Gjithashtu dua që të konfirmoj se sa i përket Uashingtonit të jemi serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë.
Pozita jonë për sa i përket sovranitetit nuk ka për të ndryshuar, pozita jonë me PD nuk ka për të ndryshuar. Është e vërtetë thelbësore se PD është kthyer në parlament me forca të plota. Duhen marrë masa për të pasur zgjedhje të ardhshme më të mira. Ka punë për tu bërë me reformën territoriale. E gjithë kjo kërkon një PD të fortë por kjo nuk arrihet kur një këmbë anon nga e shkuara. Ne duam të ecim përpara me PD të ndryshuar’, tha gjatë fjalës së saj me gazetarët në selinë blu, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement