Flet Kozaku pasi u lirua nga pengmarrësit: “Ishin 20 veta, i binda me fjalë të më lironin sepse unë jam psikolog…”

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, ku familjarë të një të riu të identifikuar si Kozak Braçi njoftuan policinë duke pretenduar për një pengmarrje ndaj tij.

Të afërmit e personazhit të njohur si “Kozaku” në rrjetet sociale thanë që personat që e kishin rrëmbyer janë të afërm të një tjetër personazhi të rrjeteve sociale, Fabio Dushkut.

 

Pas pengmarrjes së Kozak Braci, e cila u transmetua live në Instagramin e tij , i gjithë rrjeti u pushtua me këtë lajm.

Gjatë orëve të para së të premtes së sotme, Kozaku reagoi për të gjithë ngjarjen në Instagramin e tij duke shpjeguar sesi e kishin kapur peng dhe mënyrën sesi shpëtoi.

 

Ai ka hapur live duke dëgjuar këngë rap, duke nisur me detajet. Kozaku shprehet se ka qenë në taksi në momentin e pengmarrjes. Sipas tij, atë e kanë rrethuar 3 makina me 20 persona të cilët kanë përplasur taksinë.

 

Më pas nën kërcënimin e thikës dhe armës së zjarrit është futur në një makinë të zezë tip Golf 5.

“Më liruan se un i binda me fjalë , ropt unë jam psikolog , të kem dhe armën në kokë i bind njerzit” – është shprehur Kozaku.
Ndër të tjera ai thotë se është liruar diku në një pyll ku është marrë nga vëllai i Fabio Dushkut.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement