Shokët po e hidhnin në ajër! Dhëndri bie dhe thyen shpinën (VIDEO)

Një dhëndër rumun e ka lënduar rëndë shpinën gjatë dasmës, pasi shokët nuk arritën ta prisnin në momentin që e kishin hedhur në ajër, një veprim ky që llogaritet tradicional në dasma. I gjithë momenti ishte regjistruar nga kamerat dhe tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.

Në video shihet se teksa nusja vallëzon e lumtur, vetëm pak sekonda më vonë, bashkëshorti i saj, Liviu Filimon pëson lëndimin. Shumë shpejt shokët ndërhynë duke i dhënë ndihmën e parë dhe thirrur emergjencën.

Dhëndri aktualisht është duke u trajtuar në spital, ndërkohë që si pasojë e incidentit nuk po mund t’i lëvizë këmbët.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement