“Më ftoi Arbana”! Erion Braçe në “Big Brother VIP”?

Erion Braçen e njohim nga daljet e tij publike në parlament, si edhe në televizione të ndryshme por gjithmonë duke folur për politika qeverisëse apo opozitare.

Jua kishte marr mendja ta shihnit në një reality-show?!

Mesa duket, Arbana Osmanit, i ka vajtur mendja, pasi i ftuar në Top Albania Radio, politikani Braçe tregoi se ka patur një komunikim me moderatoren.

“A do hyje në Big Brother Vip?”, e pyet Adi.

“Jojo, madje më vjen për të qeshur, pasi kam patur një komunikim me Arbanën dhe më ftoi të isha opinionist”,- u përgjigj Braçe.

“Ky po që është lajm i ditës”,- tha Adi.

Normalisht, Erioni, kishte refuzuar.
Ende nuk dihet asgjë për opinionistin, por konkurrentët VIP-a po zbulohen pak e nga pak.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement