“Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mblidhet”, Flamur Noka: Basha u kërkon kryetarëve të degëve t’i mbyllin dyert Berishës

Deputeti i PD, Flamur Noka sfidon Lulzim Bashën për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të demokratëve. Sipas Nokës, ky Kuvend s’do të mblidhet kundër SHBA-ve por kundër Bashës.

“Ajo që i bëra me dije është se Kongresi i PD do mblidhet, Kuvendi do mblidhet, nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA-ve. Ky Kuvend do mblidhet kundër Lulzim Bashës, që është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson shumicën e PD-së”, tha Noka.

Deputeti i PD-së shprehet se Basha u ka bërë presion kryetarëve të degëve të PD-së që të mos mbështesin Sali Berishën në turin që ai ka nisur.

“Ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtuesit duke i thirrur këtu, duke i presionuar dhe duke u ushtruar shantazh për të mos i hapur dyert liderit historik të PD-së. Kjo është thjesht e turpshme, por neveritshme, tregon panikun që e ka zënë kryetarin nga lëvizja e demokratvve.” tha ai. Noka kishte një mesazh edhe për deputetët që janë rreshtuar pro Bashës.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement