Kjo është 23-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve që ndërroi jetë në spitalin e Vlorës

Vajza që shihni në foto është Brisilda Sadushi, e reja që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës.

Mësohet se 23-vjeçarja ka shkuar në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës dhe mjekët nuk arriten dot t’i shpëtonin jetën.

Sipas tyre, nëna e dy fëmijëve ishte në gjendje të rëndë, me infeksion të përgjithshëm në gjak dhe me tension 5.

Mjekët reanimatorë kanë ndërhyrë duke e futur në sallën e operacionit, por nuk ia kanë dalë ta mbajnë gjallë për shkak të parametrave shumë të ulëta jetësore.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement