Demalia: Situata në PD forcon më shumë pushtetin e Ramës, qëndrimi i Yuri Kim absurd

Analisti Ilir Demalia u shpreh se kukulla nuk mund të jetë si origjinali, sepse Bashës i mungojnë cilësitë e liderit si Berisha.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se ajo që po ndodh në PD është një pa rrugë dalje për partinë duke absolutizuar pushtetin e Ramës akoma më tej.

Demalia: Kukulla nuk mund të jetë si origjinali, sepse Bashës i mungojnë cilësitë e liderit si Berisha. Berisha e ka sunduar PD-në me një dorë të fortë dhe forumet ishin krejt formale. Basha nuk e ka këtë kontroll dhe prandaj e përjashtoi vetë Berishën. Mendoj se kjo është një pa rrugë dalje për PD-në duke absolutizuar pushtetin e Ramës akoma më tej. Opozita tashmë është formale dhe demokracia e shteti i së drejtës është në një gjendje të rëndë.
Përjashtimi i Berishës dobëson opozitën. Vazhdimi me kulturën berishiane, që e ka edhe Rama në mënyrë djallëzore, e forcon Ramën.

Ndërkohë absurd është edhe qëndrimi i ambasadores Yuri Kim, sepse nuk mundesh që për të hequr një të keqe të forcosh një të keqe akoma më të madhe. Le ta godasin Berishën, jam dakord, po nuk mund të thuhet se kanë bërë gabime. A-ja e demokracisë është krimi elektoral që duhet dënuar. Një shembull nuk është drejtësi.

Demalia shtoi se Basha duhet të bëjë pyetjen nëse një gjë e tillë ndodh në ShBA kur flet një ambasador i huaj.

Demalia: Basha duhet të bëjë një pyetje; a ndodh një gjë e tillë në SHBA? A ndodh që një kryetar partie që nuk e bën një gjë për hir të Kimit sepse thotë ajo. SHBA e ka juridiksionin brenda vendit të tyre. Nëse e kanë atë dosje t’ia çojnë SPAK-ut dhe ata ta arrestojnë atë. Basha thotë e di unë, por nuk ua them unë. Çfarë lideri është ky që nuk ka transparencë me partinë e vet? Më mirë të mos flasë fare se kjo nuk është demokraci.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement