Aksident i rëndë në Kavajë, bllokohet rruga

Një aksident i rëndë është rregjistruar pak minuta më para në Kavajë.

Nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur, ndërkaq rruga është bllokuar.

Burimet për Maska.al bëjnë me dije se makinat po kthehen mbrapsht nga Durrësi për Kavajë për të kaluar në rrugën dytësore.

Aksi Kavajë Durrës është bllokuar. Sikurse shihet dhe në imazhet e siguruara nga Maska.al një trajler është kthyer përmbysë duke bllokuar qarkullimin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement