Zbulohet qyteti ku Berisha do të mbajë ‘Foltoren’ e tretë me demokratët

Gazetari Bledian Koka, në një intervistë për Ora News, ka treguar se Sali Berisha, ‘Foltoren’ e radhës me demokratët do e mbajë në Vlorë.

Ai është shprehur se perfomanca në Vlorë do të jetë më e ndezur se ajo në Fier, dhe në Tiranë.

“Një performancë më e ndezur do të jetë në Vlorë, ku do të jetë dhe takimi i radhës së Berishës me demokratët. Pra baza po flet dhe po flet qartë.”- u shpreh Koka në intervistën për gazetarin Arnold Kariqi

Ditën e djeshme, Berisha mbajti ‘Foltoren’ në Fier, ku u prit me entuziazëm nga demokratët, ndërkohë që në fjalën e tij nuk kurseu akuzat për Kryeministrin Edi Rama dhe Kryedemokratin Lulzim Basha.

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement