U diagnostifikua me pneumoni, presidenti i Parlamentit Evropian lë spitalin

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka lënë spitalin ditën e sotme ku u trajtua për pneumoni që nga 15 shtatori .

“Ndihem më mirë dhe dje mjekët më lejuan të kthehem në Itali për të vazhduar trajtimin,” njoftoi ai përmes Twitterit, duke shprehur falënderimet e tij për ekipin mjekësor.

Politikani 65-vjeçar i grupit Socialist dhe Demokrat nuk drejtoi seancën plenare të Parlamentit Evropian më 15 shtator dhe nuk mund të merrte pjesë në fjalimin vjetor të Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen mbi gjendjen e BE.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement