Të gjithë të çmendur për Chiesa-n, Raiola frikëson Juventus-in

Juventus-i ka marrë shumë kritika në fillimi e këtij sezoni, me trajnerin e bardhezinjvë që është kritikuar kryesisht për menaxhimin e keq të Federico Chiesa-s.

Ylli italian duket se po has disa vështirësi për t’u përshtatur me idetë e trajnerit livronez.

Një situatë kjo që shqetëson bardhezinjtë, duke parë se klubet e interesuar për kampionin e Europës nuk mungojnë.

Sipas fussballtransfers.com, në Gjermani ndiqet nga Bayern dhe Dortmund, ndërsa në Angli nga Chelsea dhe Liverpool, me bardhezinjtë që duket se kanë refuzuar edhe një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Një transferim i mundshëm i Chisa-s te Borussia për sezonin e ardhshëm do të kërkonte një shumë të rëndësishme, që në shtëpinë e Dortmund mund të vijnë vetëm nga shitja e Haaland, një klient i Mino Raiola-s.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement