Makina i bëhet shoshë nga breshëria e plumbave/ Atentat i frikshëm ndaj ndihmësit të Presidentit ukrainas

Ndihmësi i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky i shpëtoi një atentati të frikshëm.

Një breshëri plumbash vërshuan drejt tij teksa ishte në automjet në një fshat pranë Kievit. Nga atentati në fjalë, ka mbetur i plagosur shoferi, ndërsa ndihmësi ia ka hedhur pa lëndime.

“Sot, rreth orës 10:00, pranë fshatit Lisnyki, makina e ndihmësit të parë të presidentit, Serhiy Shefir, u qëllua me armë”, ka thënë policia në faqen e saj të internetit.

Mësohet se në drejtim të makinës janë lëshuar rreth 10 plumba, ndërsa policia është vendosur në kërkim të autorit/ve të përfshirë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement