Befasohet Juventus, Tchouamen fluturon në Premier për 40 mln euro

Juventus është në vështirësi në këtë fillim të sezonit.

Bardhezinjtë janë në kërkim të përforcimeve në mesfushë në merkaton e janarit.

Një nga objektivat e bardhezinjve është francezi Tchouameni, lojtar shumë interesant dhe që ka marrë ‘bekimin’ e Pogba.

Megjithatë, mesfushori i Monaco ka përfunduar edhe në shënjestrën e shumë klubeve rë tjerë.

Sipas todofichajes.com, Chelsea kërkon të përshpejtojë kohët dhe nuk ka ndërmend të presë fundin e sezonit.

Gati një ofertë prej 40 milionë eurosh për të djegur Juventus-in, një shifër që do të mjaftonte për klubin francez që ta linte të lirë të largohej talentin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement