Apeli lë në fuqi vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin në fjalë, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

 

Ndërkohë, Llalla nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa avokati i tij Sokol Hazizaj tha se nuk ishte në dijeni të vendndodhjes së ish-kryeprokurorit.

 

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit.

Pavarësisht ankimimit të Llallës, Apeli la në fuqi vendimin në fjalë

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement